Ne do të sigurohemi që gjithmonë të merrni rezultatet më të mira.
Gamma Shpk
Ka ndërtuar prej vitesh një sistem të konsoliduar të menaxhimit të cilësisë, i cili bazohet në standardet më të larta ndërkombëtare. Me standarde të njohur globalisht për laboratorët mjekësorë, garanton se të gjitha proceset tona laboratorike kryhen me saktësi, siguri dhe transparencë maksimale.
Kontrolli i Cilësisë
Prej shumë vitesh, laboratorët tanë marrin pjesë rregullisht në kontrollin e cilësisë, duke përfshirë më shumë se 150 teste në fushat e Hematologjisë, Biokimisë, Imunologjisë, Koagulimit dhe specialitete të tjera.
Këto proçese zhvillohen nga institucione lider në këtë fushë.
Rezultatet tona krahasohen me standardet e laboratorëve në të gjithë Evropën, duke garantuar që ne punojmë sipas të njëjtave standarde cilësie dhe sigurie si laboratorët më të avancuar evropianë.
Përfitimet e Kontrollit të Cilësisë
- Siguri dhe besueshmëri më e lartë e rezultateve diagnostike
- Harmonizim me standardet ndërkombëtare
- Transparencë dhe krahasueshmëri me laboratorët e tjerë evropianë
- Përmbushje e plotë e kërkesave të akreditimit dhe rregulloreve ndërkombëtare
Menaxhimi i Cilësisë
Menaxhimi i cilësisë është një proces i integruar dhe i pandashëm nga organizimi ynë i përditshëm. Ai përfshin:
- Planifikim strategjik dhe objektiva të qarta cilësie, të lidhura drejtpërdrejt me misionin dhe vizionin tonë
- Auditime të brendshme dhe të jashtme, për të vlerësuar performancën dhe përmirësimin e vazhdueshëm
- Analizë periodike të politikave të cilësisë, të paktën një herë në vit, për të garantuar përputhshmëri me zhvillimet teknologjike, ligjore dhe organizative
- Trajnim të vazhdueshëm të stafit dhe investime në teknologji të reja, për të siguruar që kompetencat profesionale të ecin në hap me progresin shkencor.


