Përshkueshmëria e zorrëve

Përshkueshmëria e zorrëve

Zbuloni aftësinë e zorrëve tuaja për të penguar në mënyrë adekuate kalimin e toksinave, antigjenëve ushqimorë dhe patogjenëve drejt qarkullimit të gjakut.

Ky test ndihmon në vlerësimin e integritetit të murit intestinal dhe kapacitetin e tij për të mbrojtur organizmin nga substanca të dëmshme.

Çfarë është përshkueshmëria e zorrëve

Sindroma e permeabilitetit të alteruar intestinal është një gjendje ku zorra bëhet e lehtë për tu depërtuar dhe më pak efikase si barrierë ndaj ushqimit, baktereve, kërpudhave dhe alergjenëve, me të cilët është në kontakt të vazhdueshëm.

Simptomat / Kujt i drejtohet testi

Në këtë gjendje, nyjet e ngushta të qelizave intestinale ndryshojnë në mënyrë që të lejojnë kalimin e molekulave të huaja dhe potencialisht të rrezikshme, të cilat mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në:

  • Diarre kronike

  • Fryrje të barkut

  • Kapsllëk

  • Infeksione të përsëritura gjino-urinare

  • Ekzema dhe skuqje të lëkurës

Parimi i testit

Përdoret fotometri për të matur sasinë e laktulozës dhe manitolit në urinë.

Përgatitja para kryerjes së testit

Dita para testit:

  • Shmangni: qumësht, alkool, mish të kuq, laksativë, anti-inflamatorë, aspirinë

  • Konsumoni bukë dhe makaronë me moderim

  • Darka të bëhet përpara orës 20:00

Dita e mbledhjes së mostrës:

  • Shkarkoni fshikëzën në mëngjes, pa ngrënë

  • Rrini pa ngrënë gjatë gjithë kohës së mbledhjes së urinës

Specifikime Teknike

Koha e Marrjes së rezultateve

7 ditë pune nga marrja e mostrës në laborator

Kampioni

Urinë