Përshkueshmëria e zorrëve
Zbuloni aftësinë e zorrëve tuaja për të penguar në mënyrë adekuate kalimin e toksinave, antigjenëve ushqimorë dhe patogjenëve drejt qarkullimit të gjakut.
Ky test ndihmon në vlerësimin e integritetit të murit intestinal dhe kapacitetin e tij për të mbrojtur organizmin nga substanca të dëmshme.
Çfarë është përshkueshmëria e zorrëve
Sindroma e permeabilitetit të alteruar intestinal është një gjendje ku zorra bëhet e lehtë për tu depërtuar dhe më pak efikase si barrierë ndaj ushqimit, baktereve, kërpudhave dhe alergjenëve, me të cilët është në kontakt të vazhdueshëm.
Simptomat / Kujt i drejtohet testi
Në këtë gjendje, nyjet e ngushta të qelizave intestinale ndryshojnë në mënyrë që të lejojnë kalimin e molekulave të huaja dhe potencialisht të rrezikshme, të cilat mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në:
Diarre kronike
Fryrje të barkut
Kapsllëk
Infeksione të përsëritura gjino-urinare
Ekzema dhe skuqje të lëkurës
Parimi i testit
Përdoret fotometri për të matur sasinë e laktulozës dhe manitolit në urinë.
Përgatitja para kryerjes së testit
Dita para testit:
Shmangni: qumësht, alkool, mish të kuq, laksativë, anti-inflamatorë, aspirinë
Konsumoni bukë dhe makaronë me moderim
Darka të bëhet përpara orës 20:00
Dita e mbledhjes së mostrës:
Shkarkoni fshikëzën në mëngjes, pa ngrënë
Rrini pa ngrënë gjatë gjithë kohës së mbledhjes së urinës


