Misioni dhe Vlerat

Misioni ynë

Laboratorët tanë u ofrojnë mjekëve dhe pacientëve informacion të saktë dhe të besueshëm mbi gjendjen shëndetësore, duke përdorur metoda diagnostikuese bashkëkohore dhe të certifikuara ndërkombëtarisht.

Ne ofrojmë shërbime laboratorike të aksesueshme në mbarë vendin, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit publik dhe forcimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Vlerat Tona

Saktësi dhe Cilësi

Çdo analizë kryhet me kujdes maksimal, duke aplikuar verifikim të dyfishtë në rastet e dyshimta.

Qasje e Integruar Ndaj Pacientit

Marrim në konsideratë historikun klinik për të ofruar rezultate më kuptimplota dhe të dobishme për mjekët.

Ekspertizë dhe Zhvillim Profesional

Stafi ynë trajnohet vazhdimisht dhe ne investojmë në teknologji të reja për të garantuar standardet më të larta.

Inovacion dhe Përshtatje

Përqafojmë risitë shkencore dhe teknologjike për të rritur cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve.

Mbështetje dhe Kulturë Pune

Ofrojmë një mjedis profesional që nxit bashkëpunimin, pavarësinë në punë dhe përkushtimin ndaj misionit tonë.

Etikë dhe Integritet

Puna në grup, pasioni për cilësinë dhe respekti për standardet profesionale përbëjnë themelin e suksesit tonë.